Miftaraj thotë se partia në pushtet po e lufton korrupsionin vetëm ndaj kundërshtarëve politik

Aktuale

Miftaraj thotë se partia në pushtet po e lufton korrupsionin vetëm ndaj kundërshtarëve politik

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 20:28
Ehat Miftaraj

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka thënë se partia në pushtet ngadalë dhe sigurtë po e korrupton luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Nga një parti plot gojën kundër korrupsioni e qeverisje me duar të pastra, sipas tij, është kthyer në pushtet ku luftohet korrupsioni vetëm ndaj kundërshtarëve politik.

Tutje, ai shkruan se kultura e pandeshkueshmërisë sinonim i qeverisjeve në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Miftarajt:

Partia në pushtet ngadal dhe sigurtë po e korrupton luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Nga një parti plot gojën luftë kundër korrupsionit, qeverisje me duar të pastra, depolitizim të bordeve dhe ndërmarrjeve publike, është kthyer në pushtet ku luftohet korrupsioni vetëm ndaj kundershtareve politik.

Perderisa, ofron imunitet te plote per secilin anetar te partise kur kapen ne afera korruptive,  nuk mbetet shprese se jane ndryshe nga partite tjera politike. 

Reagimi do te duhej te ishte i ashper, i drejteperdrejte dhe pa kompromis.  Kete nuk po e shohim, se paku Jo deri tani.

Kultura e pandeshkueshmerise sinonim I qeverisjes ne Kosove.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat