Analisti Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas publikimit të skandalit të Florent Ramqaj, këshilltarit të ministrit Liburn Aliu.
Ai në Facebook ka shkruar se është s’do ta ngjallë shpresën se e kanë njëmend luftimin e krimit dhe korrupsionit.
“Unë jam kundër shkarkimit të Liburnit. Jam edhe kundër arrestimit të nipit që i ka dajtë e fortë. S’po du me ma ngjall shpresën se e keni përnjëmend me e luftu krimin dhe korrupsionin”, shkruan ai.
Pozhari ka shtuar se lutet që Qeveria “del dhe i mbronë njejtë si ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
“Ishalla Qeveria del dhe i mbron njëjtë si Martinin. Le të kuptohet edhe publikisht se “hajna” quhen veç ata të partisë tjetër! Ma lehtë e kam me e pranu “se edhe këta qenkan si ata”, sesa që njëmend i arrestojnë njerëzit e vet. Çfarë naivi jam, dikur mendojsha që bile me korrupsion nuk kanë me u fëlliq”, shkruan ai.