​Raportimet për afera korruptive, Prokurori i Shtetit: Kanë nisur hetimet

Aktuale

​Raportimet për afera korruptive, Prokurori i Shtetit: Kanë nisur hetimet

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me shkrimet e fundit të publikuara në media ku flitet për raste të dyshuara për korrupsion.

Kështu është thënë në një komunikatë për media.

“Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara ditëve të fundit në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion”, thuhet aty.

Mediat ditëve të fundit kanë raportuar për një numër rastesh të aferave korruptive. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat