Sot iu dha lamtumira e fundit ish presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Preisndetja e Kosovës, Vjosa Osmani në nderim të tij ka thënë se, si President i Shqipërisë, ai u kujdes gjithnjë që Kosova të mbahet lart në agjendën e tij shtetërore.
Postimi në Facebook:
Sot ia dhamë lamtumirën e fundit ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, i cili u nda nga jeta ditë më parë.
Në emër të qytetarëve të Kosovës u përkulëm para arkëmortit të Presidentit, shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar.
Ai u angazhua tërë jetën për shtetin e kombin shqiptar. Si President i Shqipërisë, ai u kujdes gjithnjë që Kosova të mbahet lart në agjendën e tij shtetërore.
Populli i Kosovës dhe institucionet e saj do ta kujtojnë përherë me mirënjohje të thellë.
I përjetshëm kujtimi për Presidentin Nishani!