​Kurti merr pjesë në Forumin e Bratislavës GLOBSEC 2022

Aktuale

​Kurti merr pjesë në Forumin e Bratislavës GLOBSEC 2022

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 16:16
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të merr pjesë në edicionin e 17-të të Forumit të Bratislavës GLOBSEC 2022, i cili mbahet nga data 2 deri 4 qershor.

Krahas pjesëmarrjes në panelin e diskutimit “Tani ose kurrë - duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe me liderë të vendeve të tjera, pjesëmarrës në këtë forum.

GLOBSEC 2022 është konferenca më e rëndësishme strategjike ndërkombëtare në vijat e para të botës së re të ndarë.

Forumi do të shërbejë si një platformë për vendet e EQL për të bërë thirrje për veprim të Perëndimit dhe partnerëve të tij demokratikë anembanë globit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat