Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mirëpritur nisjen e hetimeve nga Prokuroria e shtetit lidhur me dyshimet për afera korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës.
Nga kjo parti kanë thënë se presin që sa më shpejt organet e drejtësisë ta zbardhin këtë rast.
Nga LDK-ja thonë raportimet e mediave duhet të jenë një burim i mjaftueshëm dhe i rëndësishëm për të zbardhur të vërtetën jo vetëm në rastet si kjo.
“LDK mirëpret nisjen e hetimeve nga Prokuroria dhe shpreson që sa më shpejt të zbardhet kjo aferë korruptive. Raportimet e mediave duhet të jenë një burim i mjaftueshëm dhe i rëndësishëm për të zbardhur të vërtetën jo vetëm në rastet si kjo”, thuhet në përgjigjen e LDK-së.
Nisjen e hetimeve e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
“Ju njoftoj se lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka filluar procedurën për verifikimin dhe hetimin e pretendimeve të ngritura”, ka thënë Kelmendi.
Në këtë medie u publikuan përgjime në të cilat dyshohet për ryshfetin e korrupsionin në Ministrinë e Infrastrukturës që drejtohet nga Liburn Aliu. Një lidhje në gjithë këtë aferë, doli se e ka edhe këshilltari i Aliut, Florent Ramqaj. Përgjimet tregonin duke bërë pazar dajtë e Ramqajt.