Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci në një postim të tij në Facebook ka shkruar pasi u tha që nipi i tij, djali i vëllaut të tij, Nazmi Grabovci ka bërë vetëvrasje.
Grabovci shkruan se ‘as burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë’.
Në fund, ai ka edhe një ‘porosi’ për nipin tashmë të vdekur.
“Bëmi të fala Dinës e Xhaferit, e thuaju se, sot e kam lëndu Ademin shumë ...”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Të dashur Miq, Shokë e Dashamirë,
Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën!
As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë.
NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbështetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ....
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë.
Bëmi të fala Dinës e Xhaferit, e thuaju se, sot e kam lëndu Ademin shumë ...