Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, është takuar sot në Bratisllavë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se me Vuçiqin kanë diskutuar rreth dialogut.
“Sot në Bratislavë në margjinat e #GLOBSEC2022, u takova me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Patëm një tjetër diskutim të rëndësishëm për Dialogun”, shkruan ai.
Today in Bratislava in the margins of #GLOBSEC2022, I met with @predsednikrs @avucic. We had another important discussion on the Dialogue. pic.twitter.com/ZDrjpY4sGc
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 2, 2022
dryshe, në Forumin e Bratislavës ‘GLOBSEC 2022’ po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit shefi i qeverisë do të zhvillojë takime edhe me liderë të vendeve tjera në këtë forum.
“Krahas pjesëmarrjes në panelin e diskutimit “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe me liderë të vendeve të tjera, pjesëmarrës në këtë forum”, thuhet në kumtesë.