Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Petrovë të Prizrenit, ku një person vdiq pasi u godit nga rrufeja.
Viktima u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mbijetoi.
Burimet bëjnë me dije se personi që humbi jetën është Rexhep Vezaj, 55-vjeçar, i cili ka qenë duke mbledhur sanë, në momentin që rrufeja e goditi. Fqinjët e tij intervenuan duke ia dhënë ndihmën e parë, edhe pse gjendja e tij ishte shumë e rëndë.
I njëjti u dërgua më në spital, por përkundër intervenimit të mjekëve, ndërroi jetë.
Me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.