Don Viktor Sopi: Kisha katolike njeh vetëm Caritasin e Kosovës, qeveria nënshkroi marrëveshje me Caritasin zviceran

Aktuale

Don Viktor Sopi: Kisha katolike njeh vetëm Caritasin e Kosovës, qeveria nënshkroi marrëveshje me Caritasin zviceran

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 23:04
Don Viktor Sopi

Don Viktor Sopi ka shpjeguar se pse lidhja e marrëveshjes mes Ministrisë së Zhvillimit Rural dhe Caritasit të Zvicrës është shkelje flagrante.

Sopi thotë se Caritas Kosova ka legalitetin që të veprojë në territorin e Kosovës dhe se nuk e kupton pse është lidhur marrëveshja me Caritasin e Zvicrës, pasi kisha katolike nuk ia njeh asaj kompetencat në Kosovë.

“Ne si Caritas Kosova, anëmbanë Kosovës implementojmë projekte në emrin e Caritas. Marrëveshja është bërë me Caritasin e Zvicrës, të cilin nuk e njeh kisha katolike në hapësirën e Kosovës. Nuk e ka legalitetin e veprimit. Caritasi është në një familje dhe në cdo vend ka përgjegjësitë e nënshkrimit me donatorët dhe qeveritë për të nënshkruar dhe implementuar një marrëveshje. Marrëveshja në fjalë nuk mban asnjë përgjegjësi dhe aq më tepër nuk bart asnjë konsekuencë as juridike, as gna ana e shtetit e as Caritasit. Kjo sepse marrëveshja është bërë me Caritasin e Zvicrës”, tha ai.

Ai tutje thotë se organet kompetente duhet të merren me dyshimet rreth kësaj marrëveshje.

“Jo për atë janë organet tjera që merren me këtë fenomen ta quajë ashtu. Por në aspektin e këndvështrimit nga kisha katolike ku ajo ka të vetmin mandatin për t’i dhënë Caritasit kompetencë, ajo njeh vetëm Caritasin e Kosovës. Do të bëhet hulumtimi dhe do të shiqoheni ligjet se sa është valide ajo dhe si është nënshkruar ajo marrëveshje”, shtoi ai.

Në fund ai shpjegon edhe komunikatën e Caritas Kosova ku e quan “shkelje flagrante” këtë marrëveshje.

“Shkelje flagrante nënkuptohet në ndërhyrjen e Caritasit të Kosovës, i cili ka mandat për të zhvilluar misionin e vet brenda Kosovës të cilin ia konfirmon kisha katolike. Në një shtet është absurde të flitet për dy organizata me të njëjtin emër. Ata kanë ndërhyrë në mënyrë flagrante në kompetencat e Caritasit të Kosovës. Ata mund ta bëjnë një veprim të tillë vetëm me emrin e Caritas Kosovës”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat