Për ekonomistin Safet Gërxhaliu, Kosova ka hyrë në krizë dhe se politikbërësit këtë nuk e kanë kuptuar.
Për emisionin Edicioni Special ai tha se është shumë e vështirë ta ketë një konstatim real të kësaj situate, sepse sipas tij, çdo ditë nga shteti po promovohet rritja ekonomike, ndërkaq kriza është rritur.
“Nuk kemi arsye për eufori. Rritja ekonomike më substanciale është ajo që e shijon qytetari i atij shteti”.
“Në Kosovë çdo gjë është politizuar dhe ky është problem i madh. Kemi nevoje për solidaritet dhe të implementohen teorikë ekonomike ku qytetari duhet ta gëzojë dorën e shtetit në këto kohë të vështira. Të miratohet ligji për pagën minimale. Kanë kaluar muaj të tërë për ligjin mbi pagat dhe ai nuk po arrihet, dhe kështu po krijohet amulli në masë”.
Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë për rritje të pagave edhe meqë çdo ditë po promovohet rritja ekonomike dhe bëhet propagande për shtim të të hyrave në buxhet. Kështu provokohen qytetarët që të kërkojnë ndihme nga shteti, është e drejta e tyre”.
Ai po ashtu shtoi se me idenë e tërheqjes së një përqindjeje të parave nga trusti pensional, 337 mijë pagues të kontributit do t’i marrin nga 100 euro.
Sipas tij, për të dalë nga kriza, paga duhet të jetë një ndër prioritetet dhe të mendohen metodat e vendeve të rajonit se si i kanë ndihmuar qytetarët e tyre.