Kryeziu: Asociacioni mund të zbatohet në bazë të marrëveshjes së 2013-ës dhe 23 rekomandimeve të Kushtetueses

Aktuale

Kryeziu: Asociacioni mund të zbatohet në bazë të marrëveshjes së 2013-ës dhe 23 rekomandimeve të Kushtetueses

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 00:44
Kadri Kryeziu

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mund të zbatohet në bazë të marrëveshjes së 2013-ës.

Kryeziu thotë se Asociacioni mund të zbatohet në bazë të marrëveshjës së 2013-ës dhe 23 rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Asociacioni mund të zbatohet në bazë të marrëveshjes së 2013. Në bazë të këtyre 23 rekomandimeve edhe pikë”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, thotë se Marrëveshja e vitit 2015 për Asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me frymë e Kushtetutës së Kosovës.

Kujtojmë se marrëveshja e vitit 2013 e nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq mes tjerash përfshinë pajtimin për themelimin e një bashkësie/asociacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ndërsa, Marrëveshja e vitit 2015 e nënshkruar nga ish-kryeministrave të dy vendeve, Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq përfshin parimet e përgjithshme të këtij asociacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat