Veteranët protestojnë para Kuvendit të hënën

Aktuale

Veteranët protestojnë para Kuvendit të hënën

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 16:05
UÇK

Organizata e Veteranëve të Luftë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), ka paralajmëruar se të hënë do të mbajë protestë para Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK ne Fushë Kosovë, Avdyl Krasniqi tha se kjo protestë do të mbahet, siç tha ai kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve për pagën minimale.

Sipas Krasniqit ky pushtet dëshiron që t’i largojë veteranët e luftës nga projektligji për pagën minimale.

Postimi i plotë:

Protestë

Meqenëse të Hënën me datë 06.06.2022 në ora 11:00  do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë Veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale, u vendos që të kundërshtohet kjo.

Në takimin me degë, u vendos që të Hënën me datën

6 qershor 2022, Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së , prej orës 10:00, të mbahet protestë para Kuvendit të Kosovës kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat