Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor, deklaroi se lufta në kontinentin e Evropës, e filluar ilegalisht nga Rusia, ka ndryshuar gjithçka.
“Gjithçka ka të bëjë me vlerat dhe ne duhet bërë gjënë e duhur në kontinentin tonë”, tha ai.
Sipas Peach, nuk mund të parashikohet se çfarë mund të ndodhë vitin që vjen, por duhet parë edhe vendet e tjera të rajonit.
“Si Bosnja e Hercegovina. Shumë gjëra në vazhdimësi janë përkeqësuar në këtë shtet dhe për këtë duhet të jemi të sinqertë”, tha diplomati britanik.
“E një fakt tjetër që rrezikon vendet në rajon është siguria energjetikë e cila është një çështje serioze”.
Peach tha se me të gjitha këto probleme e me shumë çështje të tjera, është koha për të punuar ngushtë me BE-në dhe Aleancën Veri-Atlantike, përfshirë SHBA-në.
“E kjo do të thotë bashkëpunim në të gjitha fushat si energji, transport”, tha ai.
Peach tha se është e lehtë për të gjetur gjërat që ndajnë njerëzit e që gjërat bëhen edhe më të vështira, sepse ka shumë probleme në rajon që nuk janë të reja.
“Por mendoj se për shkak të situatës në vitin 2022, është një thirrje për t’u zgjuar e për bashkëpunim mbi vlerat dhe Qeveria britanike vazhdon të mbështesë këtë bashkëpunim Euro-Atlantik, për të gjithë rajonin”.
Ai tha se të gjitha vendet dhe me të gjitha vendet duhet punuar për ta arritur këtë.