Eksperti i sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj ka folur për alarmet e fundit me bombë në Kosovë.
Hoxhaj ka thënë se Qeveria dhe institucionet e tjera të marrin hapa jo vetëm në letër, por edhe në praktikë për ngritjen e kapaciteteve të duhura njerëzore dhe teknike.
Sipa tij, nuk është marre që njerëzit që nuk punojnë në institucione të ftohen dhe të bëhet një reagim i duhur në lidhje për alarmet me bombë.
“Qeveria, Njësia e Punëve të brendshme në kuadër të saj i cili është Këshilli Nacional për Siguri Kibernetike, KEP-i dhe Ministria Ekonomike e cila është ministri e linjës, e cila e bën politikën në kuadër të detyrave dhe obligimeve të cilat i ka, duhet të marrin hapat jo vetëm në letër, por edhe në praktikë për ngritjen e kapaciteteve të duhura njerëzore dhe teknike. Dhe në këtë drejtim kemi mjaft njerëz të cilët mund të ndihmojnë, por nuk janë në institucione. Nuk është marre që këtyre njerëzve të ftohen dhe të bëhet një reagim i duhur se si duhet të veprohet në raste të tilla”, tha Hoxhaj.
Ai thotë se deri më tani asgjë nga këto nuk është bërë nga institucionet e Kosovës.