I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, në Bratisllavë, këtë të premte.
Lajçak shprehet i kënaqur që takoi Kurtin për të vazhduar diskutimin e rregullt mbi dialogun kosovaro-serb.
“Pata kënaqësinë të mirëpres kryeministrin Albin Kurti në Bratisllavë ku mori pjesë në Forumin “GLOBSEC 2022”.
Ishte një mundësi e mirë për të vazhduar bisedën tonë të rregullt mbi dialogun dhe rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak në Twitter.