Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu thotë se këshilltari i tij, Florent Ramqaj nuk ka punuar asnjëherë në kompaninë e dajës.
“Jo, s’ka punuar kurrë në Infratek”, tha Aliu.
“Ka punuar te firma e dajës së vetë, në tjetër firmë, por jo në Infratek. Te kjo kompani s’ka punuar asnjëherë”, shtoi ai.
“Florent Ramçaj ka punuar në kompaninë AlfaI, pronë e Halil Jahajt. Por kjo tjetra nuk është e Halil Jahajt me sa e di. Mund të jetë familjar. Është kompani tjetër në të cilën nuk ka punuar Florenti”, tha Aliu.