Kryeministri ​Kurti takoi Lajçakun, kryeministria jep detaje

Aktuale

Kryeministri ​Kurti takoi Lajçakun, kryeministria jep detaje

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 22:13
Albin Kurti dhe Miroslav Lajçak

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Bratisllavë të Sllovakisë, zhvilloi një takim me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajcak, i cili po ashtu po merr pjesë në Forumin e Bratisllavës, GLOBSEC 2022. 

Me Lajcak, kryeministri ishte edhe pjesë e panelit të diskutimit “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”.

Ku, ai foli për procesin e dialogun, parimet, vlerat dhe synimin e qartë të tij, e që është marrëveshja që në qendër ka njohjen reciproke. 

Sipas komunikatës së Qeverisë, në takimin pas panelit të diskutimit, kryeministri Kurti dhe përfaqësuesi Special i BE-së, Lajcak folën për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, rëndësinë komunikimit të rregullt dhe qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat