Pas deklaratave të ministrit Liburn Aliu për blerjen e banesës në lagjen “Marigona” të Prishtinës, ka reaguar Xhevdet Pozhari i cili ka thënë se Aliut nuk i kujtohet veç kur nuk e paguan vet banesën.
“Nuk të kujtohet veç kur nuk e paguan vet! Mu për vete më kujtohet çdo gjë që e kam ble me djersë të ballit. Deri në centin e fundit. Se e di sa mundin e kam bë për me mbërri me e ble”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Liburn Aliu: Kur e kemi marrë banesën në fillim ka kushtuar shumë më lirë në fillim. Këtë tjetrën ka qenë shumë më shtrenjtë. S’më kujtohet saktë.
Nuk të kujtohet veç kur nuk e paguan vet!
Mu për vete më kujtohet çdo gjë që e kam ble me djersë të ballit. Deri në centin e fundit. Se e di sa mundin e kam bë për me mbërri me e ble.