Flet vëllai i 27-vjeçarit që e mbyti zhavorri gjatë punës: “Kolegët ia kishin parë këmbët”

Aktuale

Flet vëllai i 27-vjeçarit që e mbyti zhavorri gjatë punës: “Kolegët ia kishin parë këmbët”

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 06:27
Foto ilustrim

Vëllai i 27-vjeçarit, që mbrëmë humbi jetën në fshatin Kramovik të Rahovecit, pasi i kishte rënë zhavorri, deklaroi se të ndjerit kolegët ia kishin parë këmbët dhe më pas janë alarmuar.

Ai shtoi se për ngjarjen e kishte marrë vesh pasi e kishin telefonuar rreth orës 18:00 dhe se nuk e di ende nëse i vëllai ka mbetur i vdekur aty në vendngjarje, apo pasi është dërguar në spital.

I ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten me tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë të moshave katër, dy dhe njëvjeçare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat