Opozita ka kritikuar mazhorancën për mos aktivizim të diplomacisë parlamentare, përderisa partitë në pushtet vlerësojnë se janë shtuar dinamikat, sidomos pas aplikimit në Këshillin e Evropës. Ndërkohë njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se Kosovës i mungon diplomacia parlamentare.
Kuvendit të Kosovës i mungon roli aktiv në politikën e jashtme. Këtë vlerësim kanë përfaqësuesit e opozitës, të cilët kërkojnë dinamizëm më të madh në politikën e jashtme. Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë për Radio Kosovën se Kuvendi aktualisht nuk ka rol aktiv në politikën e jashtme. Por, ajo pret qëgjatë këtij viti do të jenë me aktivë në mënyrë qëKosova të bëhet anëtare e organizatave të ndryshme.
“Për momentin nuk është aq aktive sa duhet. Por,shpresoj që e kemi këtë vit përpara kur parlamenti duhet të jetë shumë aktiv në ndikimin dhe lobimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, theksoi Musliu-Shoshi.
Edhe anëtarja tjetër e Komisionit për politikë të jashtme, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënëse si komision nuk kanë agjendë të qartë sa i parket politikës së jashtme.
“Komisioni për Punë të Jashtme ende nuk e ka njëagjendë të çartë për lobim, tani edhe kur Kosova tash ka bërë disa nisma për anëtarësim në organizata tëndryshme. Duhet një bashkëpunim më i ngushtë meQeverinë për të lobuar për këto nisma”, ka thënëKadrijaj.
Por, deputeti i shumicës parlamentare, Haki Abazi ka thënë për Radio Kosovën se Parlamenti ka shtuar dinamikën e aktiviteteve, sidomos pas aplikimit tëKosovës në Këshillin e Evropës.
“Opozita është në të drejtën e vetë për të kritikuar, por ajo që është e qartë në anën tonë është një dinamizimme plan konkret sa i përket anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Aplikimi është bërë, ndërkaq tani jemi duke punuar intensivisht në të gjitha frontet”, tha ai.
Edhe njohësi i rrethanave politike në vend GurakuqKuçi ka thënë për Radio Kosovën se Kosova nuk e ka shumë të zhvilluar diplomacinë parlamentare.
“Sa i përket diplomacisë parlamentare, Kosova nuk e ka shumë të zhvilluar këtë çështje dhe nuk ka tentuar ta zhvillojë. E arsyet janë më shumë partiake, pasi qeveritë asnjëherë nuk kanë bërë ndonjë projekt që tëpërfshihet edhe Kuvendi”, tha ai.
Sidoqoftë Kosova ende nuk e ka fituar liberalizimin e vizave dhe nuk është anëtare e ndonjë organizate tërëndësishme. Muajin e kaluar shteti ynë ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por kjo nismë e Kosovës nuk është në agjendë për këtë vit.