Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Ivan Korçok, në forumin “GLOBSEC 2022” të shtunën.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti i ka kërkuar Korçokut që Sllovakia ta njohë Kosovën si shtet.
Po ashtu, Kurti me Korçokun diskutoi edhe për përafrimin e vendeve me të gjitha demokracitë e tjera për sanksionimin e pushtimit rus.
“Shkëmbim informacionin me ministrin e Jashtëm sllovak Ivan Korçok në GLOBSEC 2022. Theksova nevojën që Sllovakia t’i bashkohet shumicës dërrmuese të vendeve të BE-së dhe NATO-s në njohjen e Kosovës”, ka shkruar Kurti.