Opinjonistja, Kimete Berisha ka reaguar pas dekalaratës së Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut i cili tha se nuk i kujtohet se sa ka paguar për banesën e tij në lagjen luksoze.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Berisha ka ironizurar me Aliun.
Ajo shkruan se këngëtarit Sabri Fejzullahut, i kujtohet ‘nata e parë kur ka rá shi në Prishtinë, e Liburn Aliut nuk i kujtohet sa pare e ka paguar banesën!”.
Ajo tutje tha se qeveria Kurti u pasuruan kaq shumë sa ministri i tij nuk po e din se sa e ka paguar banesën e tij.
Postimi i saj i plotë:
Sabri Fejzullahut i kujtohet 'nata e parë kur ka rá shi në Prishtinë,
e Liburn Aliut nuk i kujtohet sa pare e ka paguar banesën!
P.S. Shqiptarët deri dje edhe vezët i kanë pasur me t'numërume,
ju e dini kur u naqet thesi i sheqerit, gjithmonë u emëru një përfaqësues i familjes (më i besueshmi) me bë roje okolla thesit, se korrupcioni siç dihet, ka filluar me shmangien e sheqerit në familje...
...qe, qysh erdh dita, qeveria Kurti u pasuruan kaq shumë sa ministri i tij mos me ditë sa pare e ka paguar banesën!
- Sa po ma shet banesën!
- Sa të duash oj kukull!