Njohësi i sigurisë, Drizan Shala ka thënë se kampanjat e institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare nuk kanë arritur t’u ndihmojnë qytetarëve për dorëzimin e armëve.
“Në lidhje me armët ilegale që janë në duart e qytetareve të Kosovës kjo është si rezultat që asnjëherë institucionet nuk kanë pasur mundësi as ato vendore por edhe ndërkombëtare me i asgjësua përmes kampanjave të ndryshme që janë zhvilluar në Kosovë”, është shprehur Shala.
Ndërsa, ka treguar se çfarë duhet të bëjë Ministria e Punëve të Brendshme, në këtë drejtim.
“MPB-ja duhet urgjentisht të hartojë një program të thjesht me pak procedura teknike burokratike për të bindur qytetarin që të dorëzojë armën e tij dhe në këmbim të veprimit të merr armën nga shteti duke e futur nën kontroll institucional personin që posedon armën”, ka thënë ai.
Sipas, Shalës masë tjetër që do të ndihmonte në këtë çështje do të ishte edhe shtimi i patrullave në pika të ndryshme.
Ndërsa në anën tjetër masë preventive është shtimi i patrullave në pika të ndryshme duke bërë kontrollime gjithëpërfshirëse në gjetjen e personave që bartin armët ilegale.
Në vitin 2020 janë konfiskuar 1135 armë dhe 32747 municion, kurse vitin e kaluar (2021) janë konfiskuar 1280 armë dhe 42031 copë municion.