​Osmani uron presidentin e ri të Shqipërisë: Së bashku do të punojmë që t’i sjellim vendet tona më afër BE-së

Aktuale

​Osmani uron presidentin e ri të Shqipërisë: Së bashku do të punojmë që t’i sjellim vendet tona më afër BE-së

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 19:44
Bajram Begaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Duke thënë se së bashku do të punojnë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojnë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së.

Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj!

Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani në Facebook. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat