​Memli Krasniqi uron presidentin e ri të Shqipërisë

Aktuale

​Memli Krasniqi uron presidentin e ri të Shqipërisë

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 21:30
Bajram Begaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, duke thënë se një Shqipëri me institucione të kompletuara dhe e fuqishme, i kontribuon stabilitetit dhe zhvillimit në rajon.

“Parlamenti i Shqipërisë ka zgjedhur sot President të ri të vendit, Bajram Begaj.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, i uroj detyrën e re presidentit Begaj dhe shumë suksese në punë.

Një Shqipëri me institucione të kompletuara dhe e fuqishme, i kontribuon stabilitetit dhe zhvillimit në rajon. Urime Shqipëri”, ka shkruar ai në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat