​Abdixhiku uron presidentin Begaj, shpreh vullnetin për bashkëpunim të ngushtë mes dy shteteve në rrugëtimin euro-atlantik

Aktuale

​Abdixhiku uron presidentin Begaj, shpreh vullnetin për bashkëpunim të ngushtë mes dy shteteve në rrugëtimin euro-atlantik

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 21:45
Bajram Begaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uron presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, duke shprehur njëkohësisht vullnetin dhe dëshirën e fortë për bashkëpunim të ngushtë mes dy shteteve tona në rrugëtimin e përbashkët euro-atlantik.

“Parlamenti i Shqipërisë sot ka zgjedhur për President doktorin dhe ushtarakun Bajram Begaj. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin Begaj në marrjen e detyrës së re.

Shpreh njëkohësisht vullnetin dhe dëshirën tonë të fortë për bashkpëpunim të ngushtë mes dy shteteve tona në rrugëtimin e përbashkët euro-atlantik.

Presidentit Begaj, i dëshiroj sukses në përfaqësimin dinjitoz dhe me nder të Shqipërisë në vend, rajon e në arenën ndërkombëtare.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat