Përmendi Kosovën, ish-ministrja i reagon ashpër ministrit rus: Kjo është dëshmi se...

Aktuale

Përmendi Kosovën, ish-ministrja i reagon ashpër ministrit rus: Kjo është dëshmi se...

Nga: A.M Më: 5 qershor 2022 Në ora: 08:22
Ish ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reagaur pas deklaratës së ministrit rus, Sergei Lavrov se diskutimi parësor që do ta bëjë në Serbi është plani për Kosovën.

Haradinaj-Stublla në një postim në Twitter tha se kjo tregon qartë së dialogu i vërtet i Kosovës është më Rusinë dhe jo Serbinë

“Pretendimi i Lavrov se gjatë vizitës së tij në Serbi diskutimi parësor me Vuçiqin do të jetë 'Plani Kosovë' - është edhe një dëshmi se dialogu i ndërmjetësuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në realitet një dialog ndërmjet Kosovës dhe Rusisë”, deklaroi ish-ministrja, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu, ajo tha se nga kjo nxjerrim konkluzionin se: "Nuk ka asnjë përparim të vërtetë në dialog pa Amerikën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat