Tha se Kurti ka fotografi me Thaçin, analisti nga Amerika i reagon Musliut: Gane ia paske fut kot!

Aktuale

Tha se Kurti ka fotografi me Thaçin, analisti nga Amerika i reagon Musliut: Gane ia paske fut kot!

Nga: A.M Më: 5 qershor 2022 Në ora: 13:33
Albin Kurti dhe Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, duke komentuar fotografinë në të cilën Haki Abazi shihet me Hashim Thaçin, tha se ka bindje që edhe Kurti e shumica e deputetëve të tij e kanë një të tillë.

“Unë jam e bindur se shumica e deputetëve të LVV-së e kanë një foto me Hashim Thaçin dhe e kanë inspirim; edhe Albin Kurti. Ka me dal edhe naj ditë fotoja”, ka thënë Musliu.

Ndaj kësaj deklarate të deputetes së PDK-së, përmes një postimi në Facebook ka reaguar analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai vlerëson se deklarata e Musliut se deputetët e LVV-së e lakmojnë Hashim Thaçin është shumë e kot, pwrcjell “Bota sot”.

Maxharraj radhiti disa arsye se pse deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë çfarë t’i marrin lakmi ish-presidentit Thaçi.

Postimi i plotë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është Kryetare e Komisionit Parlamntar për siguri. Ajo gjatë hulumtimeve të saj paska ardhur në këtë përfundim, po e citojmë:

“Unë jam e bindur se shumica e deputetëve të LVV-së e kanë një foto me Hashim Thaçin dhe e kanë inspirim”.

Bile thotë ajo edhe Albin Kurti ka foto me Hashim Thaçin!

-Po Gane na janë te njohura ato fotot ku shihet Thaçi, Veseli, Albini dhe Konjufca gjatë seancave gjyqësore “Syri i popullit”.

Por, Ganja tranohet krejt kur thotë:

“Se të gjithë deputetët e VV-së vuajnë që të jenë si Hashim Thaçi”.

Për çfarë duhet që deputetët e LVV-së të vuajnë, të kenë lakmi të jenë si Hashim Thaçi, për hajnitë dhe plaçkitjet e tij, për milionat e tij nga pasuria e paligjshme, për nënshkrimin e marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën të nënshkruara gjatë dialogut, për lobimet e tij për ndarjen e Kosovës gjatë dialogut me Serbinë, të kenë lakmi për dyshimet e tij për çfarë edhe qëndron ne Hagë. Apo...për çfarë tjetër të vuajnë dhe të kenë lakmi për Hashim Thaçin.

Jo Gane, qëtu ia paske fut kot, deputetët e LVV-së e luftojnë korrupsionin sepse nuk janë të korruptuar si ata të Klanit Pronto, me ndonjë përjashtim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat