Përfundon protesta e veteranëve, gjithçka që ndodhi nga protestuesit para Kuvendit

Aktuale

Përfundon protesta e veteranëve, gjithçka që ndodhi nga protestuesit para Kuvendit

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 07:24 Përditësuar në ora: 10:13 më 06.06.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Nis protesta e veteranëve

Veteranët e luftës së UÇK-së kanë filluar protestën para Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste të mos përfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se veteranët ndihen të diskriminuar për shkak të anashkalimit të tyre.

Të pranishëm janë një numër i madh i protestuesve.

Veteranët protestojnë sot

Veteranët e luftës së UÇK-së do të mblidhen sot në orën 10:00 para Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste të mos përfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se veteranët ndihen të diskriminuar për shkak të anashkalimit të tyre.

"Do të dalim që të protestojmë të hënën. Do të fillojmë të mblidhemi prej orës 10:00, për ta kundërshtuar ndryshimin që do ta bëjë Kuvendi i Kosovës të këtij ligji”, ka thënë Klinaku.

Sipas tij, as qeveritë e kaluara e as kjo qeveri, asnjëherë nuk kanë krijuar komision për t’i kategorizuar veteranët e luftës dhe se ligji i vetëm që është në fuqi është ai që lidhet me pagën minimale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat