Mes tensioneve të mëdha përfundon seanca e Kuvendit – ska kuorum për projektligjin e pagës minimale

Aktuale

Mes tensioneve të mëdha përfundon seanca e Kuvendit – ska kuorum për projektligjin e pagës minimale

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 07:27 Përditësuar në ora: 14:03 më 06.06.2022
Kuvendi i Kosovës

​Gashi: Qeveria nuk është e gatshme që të trajtojë në esencë çështjen e kompensimit për veteranët e luftës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi u shpreh se çështja e veteranëve është delikate, kurse shtoi se Qeveria nuk është e gatshme ta diskutojë këtë temë.

Sipas tij zgjidhja që duhet bërë për veteranët e luftës duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

Gashi: Çështja e veteranëve të luftës është çështje delikate

Çështja e veteranëve të luftës është çështje delikate. Si duket Qeveria nuk është e gatshme që me e trajtua në esencë çështjen e kompensimit për veteranët e luftës. Qasja që ka qenë deri tani është e pamjaftueshme dhe në momente të caktuara e vërteta është se ka dhënë rezultate negative në mirëqenien e veteranëve... Zgjidhja që është dashur me u bë është dashur të jetë më gjithëpërfshirëse, e cila ofron një mënyrë më të mirë të kompensimit dhe që mundëson një jetë më të dinjitetshme. Njoh personalisht plot veteranë të luftës të cilët e kanë lëshuar vendin e punës për ta marr kompensimin dhe dëmi është bërë i shumëfishtë ose kanë dalë në tregun e zi të punës. E para, sepse persona që janë të aftë me punu djem dhe vajza të reja kanë dalë nga vendi i punës dhe nëse kthehen në tregun e punës me një pagë mesatare 350 euro ata e humbin benficionin ndërkohë zgjidhja që është dashur me u bë që do të ishte më gjithëpërfshirëse dhe tu mundësohej që të merrej kompensimi... Duke e pasivizuar efektin ekonomik dhe social e kemi bërë negativ dhe i kemi nxjerr prej tregut të punës me mijëra veta, tregu i punës ka nevojë për fuqinë e tyre punuese por dhe ata kanë nevojë për mundësi për të përmirësuar jetën dhe kualitetin e tyre dhe të kualitet të tyre”, u shpreh Gashi.

Sipas tij, për këtë çështje duhen bisedime substanciale.

Gashi: Duhen bisedime substanciale

Mendoj se duhen bisedime substanciale me e pa çka po ofrojmë na për këtë kategori të shoqërisë dhe qysh i bëjmë aktiv në tregun e punës “, u shpreh ai.

​Seanca e re e Kuvendit më 16 qershor

Seanca e re e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 16 qershor ku në rend ditë ndër të tjera do të jenë shqyrtimi i projektligjit për plotësim ndryshimin e ligjit për akcizën në produktet e duhanit, ai për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për fondet Pensionale dhe miratimi i buxhetit për komision hetimor parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për vitin 2006-2022.

Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë.

Ajo ka thënë se agjenda do të plotësohet edhe me pika të tjera.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se në seancën e ardhshme në rend dite do të jetë edhe çështja e trustit.

Tahiri: Në seancën e ardhshme në rend dite do të jetë tema e trustit

Ne do të presim edhe këtë javë a do të ketë një veprim nga qeveria, që jo atëherë grupi ynë parlamentar do të nisë nismën për ligjin e pagave për shkak se ne jemi tashmë në muajin qershor, realisht viti shkoi, atë që e kemi thënë vjet, at që e kemi thënë në fillim të vitit që kjo qeveri as nuk e ka në plan, as nuk do të me nisë këtë nismë. Ajo që dihet është që në seancën e ardhshme menjëherë pas pikës së parë ku do të ketë deklarime të grupeve parlamentare do të jetën ë rend dite tema e trustit”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nisma e AAK-së për plotësim ndryshimin për skemat pensionale të financuara nga shteti e ka marrë miratimin e kryesisë dhe qeveria ka afat një muaj për trajtimin e saj.

Deputeti i LVV-së voton pro mocionit të PDK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka votuar pro mocionit të PDK-së, të propozuar nga shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri që sot në Kuvend që të mos diskutohet për çështjen e pagës minimale.

Në mesin e 32 votave pro për këtë mocion, ishte edhe ajo e Fatmir Humollit.

“Ne propozjmë një mocion procedurial, që pika për çështjen e pagës minimale dhe ajo për Agjencinë Kosovare të Verifikimit të Pronës të largohen nga rendi i ditës dhe të sjellën derisa të arrihet një konsensus”, tha Tahiri në Kuvend.

“Të largohen nga shyrtimi nga kjo senace dhe to vendosim në një seance të radhës”, u shpreh ai.

Por mocioni nuk kaloi në Kuvend pasi pati vetëm 32 vota pro.

Kësisoj, kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se rregullorja e Kuvendit i detyron të vazhdojnë me pikat e rendit të ditës.

Ia përmendi babanë dhe i tha shko në hamom, Konjufca – Haradinajt: Ruaje qetësinë

Tensionet po vazhdojnë edhe në seancën e Kuvendit, ku po përplasen pozita e opozita rreth pikës ku pritet të diskutohet paga minimale. Deputeti Ramush Haradinaj ka folur nga AAK-ja.

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ndërsa protestuesit e udhëhequr nga organizatat e veteranëve të luftës, po qëndrojnë para objektit.

Deputeti Haradinaj ka përmendur disa prej deputetëve të Lëvizjës Vetëvvendosjes, me emra, duke thënë se ‘është turp për ta’. Ka përmendur ish-pjesëtarët e UÇK-së, duke thënë se është turp për ta që po e vënë në diskutim mospërfshirjen e veteranëve në projektligjin për pagën minimale. Mes tyre ka përmendur edhe Konjufcën, por këtij i është drejtuar si “djali i Sherif Konjufcës”.  

“Është turp i madh që njerëzit e zgjedhur të popullit, si ky z. Muja [Armend Muja], e do të tjerë kanë hyrë në këtë shkallë të mashtrimit, çfarë po e dëgjojmë sot në Parlament”, ka thënë Haradinaj.

“Është turp i madh… si me ia pru vetës, si me ia pru këtij populli, këtij parlamenti me diskutu se a është në rregull me i nda veteranët kur e rrisim pagën minimale a s’është. Është turp për ty Glauk Konjufca, djali i Sherif Konjufcës, është turp për Gani Krasniqin, Fatmir Humollin, Enver Dugollin, e krejt këta tjerët”.

Haradinaj tutje ka thënë se projektligji për paga minimale nuk do të mund të kalojë dhe i ka kërkuar Qeverisë, respektivisht ministrit të Financave, Hekuran Murati, që ta tërheq projektligjin.

Kryeparlamentari Konjufca i ka kërkuar Haradinajt që ta ruajë qetësinë.

Ky është Kuvend edhe vetë keni qenë Kryeministër. Edhe ju po besoj e kuptoni se Parlamenti i ka rregullat e veta. Ju lutem ruajeni qetësinë, nëse keni mundësi”, ka thënë Konjfuca. 

S’ka kuorum për projektligjin për pagën minimale, deputetët e opozitës thirrin “marre” gjatë votimit

Në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasur kuorum që projektligji për pagën minimale të miratohet në lexim të parë.

Vetëm 51 deputetë kanë votuar për këtë projektligj. Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Veteranët e UÇK-së u mblodhën te dyert e Kuvendit dhe tentuan të futen brenda. Ata po protestojnë në kryeqytet që nga ora 10:00.

Pika e parë e seancën së sotme të Kuvendit është e papranueshme për ta. Veteranët ndihen të indinjuar që Qeveria i la jashtë projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale.

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës

Derisa në oborrin e Kuvendit të Kosovës po vazhdon protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ku po kërkojnë që mos të mbahet seanca e Kuvendit, në të cilën është paraparë të shqyrtohet edhe paga minimale me ngritje, pa përfshirjen e këtyre kategorive të dala, tashmë ka nisur seanca ku pritet të shqyrtohet kjo pikë dhe disa pika të tjera.

Gjatë kësaj seance pritet të votohet në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Si dhe Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.

Kuvendi vazhdon me seancën plenare

Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë seancën plenare.

Seanca do të nis nga ora 11:00.

Do të trajtohen pikat e mbetura nga seanca e kaluar plenare.

Ndërkohë, një orë më herët kryesia e Kuvendit do ta mbajë mbledhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat