Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po i varfëron qytetarët.
Mirëpo, me këtë nuk po pajtohet prof. Dr. Binak Maxharraj.
Përmes një postimi në Facebook, Maxharraj thotë se Stavileci është i klanit Pronto dhe nuk i zihet për të madhe.
Sipas tij, Qeveria e Prontos jo që i varfëronte qytetarët por edhe i plaçkiste.
Postimi i plotë:
STAVILECIT NUK I ZIHET PËR TË MADHE, I KLANIT PRONTO ËSHTË.
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, pas një kllapitje të gjatë i paska dal gjumi dhe menjëherë iu paska parafytyrua Albin Kurti, dhe si çartur ashtu jerm paska bërtit:
"Qeverisja e keqe e Kurtit po i varfëron qytetarët",
Krahasoje me atë kur:
Qeveria Pronto (PDK) jo qe i varfëronte qytetarët, por edhe i vidhte dhe i plaçkiste për tu pasuruar vetë, se për popull s’ka gajle.