PDK thirrje deputetëve: Mos e votoni Projektligjin për pagën minimale, nuk i plotëson nevojat e qytetarëve

Aktuale

PDK thirrje deputetëve: Mos e votoni Projektligjin për pagën minimale, nuk i plotëson nevojat e qytetarëve

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 10:37
Rashit Qalaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që mos ta votojnë Projektligjin për pagën minimale.

Në një konferencë për medie të hënën, Qalaj ka thënë se ky Projektligj është diskriminues dhe sipas tij nuk i plotëson nevojat e qytetarëve.

“Me anë të këtij ligji parashihet të ndryshohen disa ligje. Qeveria ka bërë propozim pa u konsultuar me këshillin ekonomiko-social. Premtimet e qeverisë, e kryeministrit kanë qenë që paga të jetë 350 euro. Me anë të këtij projektligji për pagë minimale 250 euro nuk i plotëson as nevojat minimale të qytetarit. Është edhe një kategori, veteranët. Në projektligjin aktual veteranet nuk do të jena pjesë në pagën minimale. PDK kërkon të mos votohet ky projektligj dhe kërkojmë që lartësia e pagës minimale të ngritët”, tha Qalaj.

Ne kërkojmë që ky ligj të tërhiqet. Askujt nuk i duhen trazirat në vend dhe nuk dëshirojmë protesta në rrugë. Përveç që nuk do ta votojmë por do të marrim të gjitha masat që të mos votohet. Sot veteranët janë detyruar të dalin në rrugë. Dhe i detyrohemi për shkak të lirisë që kemi sot. Ne do t’i bëjmë thirrje mazhorancës që ky ligj të tërhiqet. Ne si PDK jemi duke bërë thirrje Qeverisë që ta sjellë ligjin e pagave dhe policia të trajtohet në mënyrë të dinjitetshme”, tha tutje Qalaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat