Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë dalë jashtë seancës për t’iu premtuar veteranët se Projektligji për pagën minimale nuk do të kalojë.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se ky projektligj nuk do të kalojë, teksa ka shtuar se do t’i përdorin të gjitha mjetet më demokratike për ndaljen e Projektligjit.
“Jemi me ju, seanca e sotme ka dështuar të fillojë shkak i mungesës së kuorumit por ju premtojmë se ky projektligj nuk do të kalojë në Kuvend. Nëse është e nevojshme do t’i përdorim të gjitha mjetet demokratike që mos të kalojë.
Projektligj i cili është kundër vlerave, atëherë nuk do ta lejojmë që të kalojë ky projektligj”, ka thënë Haxhiu, teksa ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të bisedojë me këtë kategori.