Edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është parë duke marrë pjesë në protestën e veteranëve të UÇK-së e cila po mbahet në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Musliu ka dalë në përkrahje të veteranëve duke thënë se kërkesat e tyre janë legjitime.
Veteranët protestues kanë tentuar të futen në Kuvendin e Kosovës, në protestën ku po shprehin pakënaqësinë e tyre me lënien jashtë nga projektligji për rritjen e pagës minimale.
Por ata u ndaluan nga një kordon i policë u pozicionua menjëherë përpara objektit të kuvendit.
Pati përplasje mes tyre, ndërkohë që disa veteran morëm lëndime nga gazi lotsjellës dhe një polic u gjakos gjatë përpjekjes për t`i ndaluar protestuesit.