Kryetari i Partiakë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj e ka konsideruar provokim të panevojshëm situatën në oborrin e kuvendit.
Ai për KosovaPress, ka thënë se kërkesat e veteranëve janë të drejta dhe rrethojat nuk janë hequr nga protestuesit.
Sipas tij, heqja e rrethojave në institucioneve ishte premtim i qeverisë Kurti.
Po ashtu, ai ka shtuar se numri i protestuesve të lënduar është më i madh se i policëve.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, Bekim Haxhiu, Hajdar Beqa kanë dalë në oborr ku po qëndrojnë protestuesit.