Klinaku: Dikush nga dritarja e kuvendit po gjuan gaz lotsjellës

Aktuale

Klinaku: Dikush nga dritarja e kuvendit po gjuan gaz lotsjellës

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 12:52
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur para mediave gjatë protestës që po mbahet para Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se gazi lotsjellës po gjuhen nga dritaret e Kuvendit të Kosovës.

Dikush po gjuan gaz prej dritareve qatje se qëllimin e ka vec me i largu njerëzit”, tha ai.

Gazetarët e pyetën se a po gjuhet gazi lotsjellës nga dritarja e Kuvendit. Klinaku u përgjigj shkurt: “po”.

Ai tha se kërkesa e veteranëve është të mos e miratojë ligjin, sepse kështu shkelet vendimi i Kushtetueses.

Kërkesa jonë është që Kuvendi ta tërheqë Ligjin dhe të mos e miratojë ndryshimin sepse me ndryshim ata e shkelin vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Klinaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat