​Tahiri kërkon që të shtyhet Projektligji për pagën minimale

Aktuale

​Tahiri kërkon që të shtyhet Projektligji për pagën minimale

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 13:14
Abelard Tahiri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar që pika për Projektligjin për pagën minimale të shtyhet dhe të mos hyjë në votim në seancën e sotme.

Për shkak të situatës së krijuar jashtë Kuvendit të Kosovës, ai kërkoi që ky projektligj të vijë në Kuvend për votim pasi t’i nënshtrohet një debati me Qeverinë e Kosovës, ku do të parashihet përfshirja e veteranëve të UÇK-së.

Tahiri: Mos të hyjë në votimi për Ligji për pagën minimale

Mendojmë që nuk është mirë me hy në votim sa i përket pikës së parë, sa i përket çështjes së pagës minimale. Kjo çështje është mirë të zhvendoset në një seancë tjetër pasi t’i nënshtrohet edhe një debati së bashku me Qeverinë e Kosovës, ne sot shohim edhe acarimin e kësaj gjendje sa i përket çështjes së veteranëve të OVL-së, ne nuk jemi këtu për të tensionuar situatë ne jemi për të zgjedhur probleme andaj është në interes tonin të përgjithshëm që kjo kategori tepër e rëndësishme dhe shumë e ndjeshme të trajtohet ashtu siç duhet, siç e meritojnë dhe mos të jetë përplasje politike e jona në Kuvend të Kosovës por të shtyhet dhe të mos hyjë në votim sepse edhe në kohën kur kemi pasur debat e kemi refuzuar një çështje të tillë dhe pasi të kemi një diskutim dhe të arrijmë një dakordim me Ministrinë e Financave sa i përket edhe involvimit të çështjes së veteranëve atëherë edhe mund të hyjmë në votim”, u shpreh Tahiri.

E derisa seanca e Kuvendi po vazhdon protesta e veteranëve te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po kundërshtojnë projektligjin për pagën minimale ku nuk janë përfshirë kjo kategori. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat