Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, se nuk ishin të gjithë të pranishëm sot në sallën e Kuvendit.
Ai ka thënë se pozita nuk është në gjendje që asnjë ligj ta kalojë dhe janë shumë të papërgjegjshëm.
Postimi në Facebook:
Nga 69 deputetë të pushtetit sot në sallë ishin vetëm 51. Të tjerët nëpër ekskursione, në bisht të aeroplanit. As një ligj të vetëm s’janë në gjendje ta kalojnë.
Të papërgjegjshëm, deri në pikën e fundit.