Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se protesta është mbajtur për shkak të diskriminimeve që po iu bëhet veteranëve.
Ai tha se kërkesa e veteranëve është të mos e miratojnë ligjin, sepse kështu sipas tij shkelet vendimi i Kushtetueses.
“Protesta ka qenë e planifikuar për ta kundërshtuar ndryshimin e ligjit. Ne po presim që këta ta tërheqin ligjin, sepse me këtë ndryshim që po tentojnë po e shkelin ligjin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Nëse Kuvendi mendon të ndryshojë diçka, natyrisht që këta janë të frustruar dhe nuk do të mund të kontrollohen, por përgjegjësin e mban pushteti”, tha ai.