Djali i dëshmorit: Pas fjalimit tim, policit iu mbushën sytë me lot

Aktuale

Djali i dëshmorit: Pas fjalimit tim, policit iu mbushën sytë me lot

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 15:13
Patriot Brahimi

Para ndërtesës së Kuvendit sot veteranët e luftës së UÇK-së kanë protestuar për mospërfshirjen e kësaj kategorie në ngritjen e pagës minimale.

Për të ruajtur rendin dhe qetësinë, po në të njëjtin vend, dolën edhe forca të shumta të Policisë së Kosovës.

Pjesë e kësaj proteste ka qenë edhe Patriot Brahimi, babai i të cilit është vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se me rrëfimin e tij ka arritur ta përlotë një polic.

“Polici legjendar pas një fjalimit tim ndaj tij, iu mbushen sytë me lotë”, ka shkruar ai.

Patrioti u ka bërë thirrje deputetëve që mos ta votojnë projektlligjin për pagën minimale, pasi që sipas tij, ai i dëmton familjarët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat