E dhimbshme, ky është i riu nga Podujeva që vdiq nga goditja e lisit
Një 30 vjeçar ka vdekur sot pasi i ra lisi përmbi në lagjen Pejton në Prishtinë.
Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe për pasojë, në Prishtinë, një lis ka rënë duke i zënë dy persona përfundi.
30 vjeçari i cili vdiq sot në Prishtinë, pasi e zuri lisi është Erdin Haxhiu – Blakçori, nga Podujeva, njofton Llapi.info.
Përparim Rama reagon pas rastit tragjik në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar në lidhje me rastin tragjik, ku humbi jetë një burrë dhe një grua u lëndua rëndë si pasojë e dëmeve nga stuhia.
Rama shpreh ngushëllime familjes së viktimës si dhe u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq.
Me shumë keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së një qytetari si pasojë e dëmeve nga stuhia që përfshiu sot Kryeqytetin.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit, dhe të lënduarëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim.
E konfirmon Policia: 30 vjeçari vdes pasi u zu nga lisi në Prishtinë
Një person rreth moshës 30 vjeçare ka humbur jetën në Prishtinë për shkak se është zënë nga lisi.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
“Po është konstatuar vdekja e tij”, tha shkurt ai.
Ky ishte njoftim i paraprak:
“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai.
Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Stuhia rrëzon lisin, mbytet 30-vjeçari
Një lis i rrëzuar në lagjen Pejton të Prishtinës ka lënë të vdekur një 30-vjeçar.
Policia njofton se nga rrëzimi i tij është lënduar edhe një grua e së njëjtës moshë, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Një lis i rrëzuar në lagjen Pejton të Prishtinës ka lënë të vdekur një 30-vjeçar.
Policia njofton se nga rrëzimi i tij është lënduar edhe një grua e së njëjtës moshë, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
--------------
Një person ka mbetur i vdekur para pak qastesh si pasojë e rrëzimit të një lisi në Prishtinës.
Sipas burimeve, era e fuqishme ka rrëzuar një lisë, i cili e ka zënë kalimtarin në kryeqytet. KosovaPress do t’iu mbaj të informuar rreth kësaj ngjarjeje.
“ Ata ishin burrë e grua, ai vdiq, kurse gruaja është në gjendje të rënd dhe e ka boshtin kurrizor të këputur dhe është dërguar për trajtim në QKUK.