Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrovit i dështoi vizita e tij në Serbi.
Pas kësaj, Lavrov është deklaruar para mediave ku tha se
Vizita e dështuar e tij e kishte në agjendë forcimin e aleancës ruso-serbe dhe Ballkanin e Hapur.
E për këtë, ka reaguar kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.
Ai shkruan në rrjetin social Facebook se Lavrov ‘e nxori macen nga thesi’.
Sipas tij, Ballkani i Hapur është plan ruso-serb për pushtimin e shqiptarëve.
Postimi i plotë:
Ministri i jashtëm rus Lavrov sot me deklaratën e tij para Mediave e nxori macen nga thesi duke thënë se vizita e tij e dështuar në Serbi kishte në agjendë, forcimin e aleancës Ruso-Serbe dhe "Ballkanin e Hapur"!
"BALLKANI I HAPUR" nuk është asgjë tjetër përveçse një plan Serbo-Rus për pushtimin e shqiptarëve (Ballkanit).
Të gjithë këta shqipfolës dhe argatët e djallit të cilët punojnë për të realizuar këtë plan anti-shqiptar shpejt do të dënohen për tradhti Kombëtare.