Një 30 vjeçar ka vdekur sot pasi i ra lisi përmbi në lagjen Pejton në Prishtinë.
Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe për pasojë, në Prishtinë, një lis ka rënë duke i zënë dy persona përfundi.
30 vjeçari i cili vdiq sot në Prishtinë, pasi e zuri lisi është Erdin Haxhiu – Blakçori, nga Podujeva, njofton Llapi.info.
Kujtojmë se një person rreth moshës 30 vjeçare ka humbur jetën në Prishtinë për shkak se është zënë nga lisi.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
“Po është konstatuar vdekja e tij”, tha shkurt ai.
Ky ishte njoftim i paraprak:
“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai.