Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq iu drejtua opinionit me rastin e dështimit të vizitës së shefit të diplomacisë ruse në Beograd. “Më duhet të them se nuk jam i befasuar, pata thënë se pres komplikime...tek ne mbretëron skepticizëm çka do që flas, nuk ishte befasi e madhe. Ne kemi përcjell nga dita në ditë ndryshimet e rrugës” tha Vuçiq, duke shtuar: “Kënd e ngatërroni ju?! Unë kam ndjenjë shumë të keqe”?, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
“Natyrisht duhet të shprehni pakënaqësinë, së pari lidhur me atmosferën e përgjithshme të krijuar në Evropë për shkak të ardhjes së Lavrov, një lloj të tillë të histerisë të cilës iu ekspozua Serbia e vogël, ka kohë që nuk e kam parë. Nuk mund të besoni çfarë presioni ka pasur ndaj Serbisë për këtë vizitë” tha ai.
“Nuk mendoj se është guximi im personal, por rruga e qetë dhe e kuptueshme në Evropë, në të cilën nuk është lehtë të dëgjohet zëri i mirëkuptimit e dialogut, nuk është kjo krijim apo humbje epikëve politike” tha Vuçiq .
"Unë nuk kuptoj, shikoni rrethinën, mediet edhe politikanët e tyre..na erdhën shumë medie për të pritur sulmet dhe nxirjen e Serbisë. Çfarë bëri keq Serbia? Kujt i bëmë diçka, apo vetëm fakti se nuk ishim pjesë e pakos, dikujt i dhemb koka. E shikuat histerinë, treguan çka donë. Ata e panë se Rusisë nuk mund të i bëjnë asgjë, e pastaj iu sulën Serbisë së vogël prej Bildit deri te Kroacia”.
"Mjafton të shihet fjalori i përdorur dhe raporti ndaj fqinjit, nuk dua të sillem si ata, më vjen keq dhe nuk jam i racionuar me kërcënimet e tyre. Më shumë do preferoja të bisedonim, ne kemi dënuar hyrjen në Ukrainë e Rusia është mike tradicionale e Serbisë” tha Vuçiq.
"Si do ju thoni serbëve se Rusia nuk mund të jetë miku ynë? Ne kemi për çka të bisedojmë, doja të pyesja Lavrovin për helikopterin për shuarje të zjarreve në gjithë rajonin” tha ai.
"Dua të pyes si Vupiq është zuzar më i madh: A do përjashtoni Turqinë nga NATO se Lavrov udhëton atje, duket se mund të ejni të këtillë vetëm ndaj Serbisë së vogël” tha Vuçiq.
"Serbia duhet të ngutet në rrugën e saj evropiane, kjo është më e mira. A është më e bukura, nuk duhet të jetë, por ma e mira për fëmijët tanë. Duhet të shikojmë çka do bëjmë deri në dhjetor dhe jam i sigurt se nuk mund të përparojmë, andaj po mendoj a të shkojë në Samitin e Ballkanit...na duhet të punojmë shumë , që në dhjetor të marrim shumë, ajo që është me rëndësi ShBA vendos gjendje të jashtëzakonshme për energji elektrike e Zvicra tashmë ka situatë të jashtëzakonshme”.
Lidhur me takimin me kancelarin Scholz ai u shpreh"Ato disa orë kanë shumë rëndësi për neve, Gjermania është partneri ynë më i rëndësishëm dhe investitori kryesor, andaj faleminderit Scholz për korrektësinë, që theksoi se edhe nëse vjen Lavrov ai do të vij në Serbi", tha ai.
Scholz gjithë sheh zgjidhje "Nuk e harroj këtë, ai vjen me porosi të rënda për neve, që nuk do na pëlqejnë, por dua të bisedojë me dike që na dëgjon. Nëse nuk mendoni si ne bile na thoni se kuptoni situatën tonë", tha Vuçiq.
"Kam ndjenjë jo të mirë për situatën në botë, por ne na duhet të përpiqemi dhe ruajmë vendin sa të jetë e mundshme normalisht e jo vetëm për të mbijetuar” tha ai.