Si e pritën serbët pamundësinë e vizitës së Lavrovit? Flet gazetari shqiptar nga Beogradi

Aktuale

Si e pritën serbët pamundësinë e vizitës së Lavrovit? Flet gazetari shqiptar nga Beogradi

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 00:40
Idro Seferi

Gazetari shqiptar në Serbi, Idro Seferi, ka thënë se anulimi i vizitës së Lavrovit në Serbi, në opinioni publik ka krijuar një lloj ideje se ky anulim e ka ndihmuar Vuçiqin të zgjasë politikën e tij edhe me Rusinë edh eme Bashkimin Evropian.

“Në aspektin politik pati një dramë në Beograd dhe Aleksander Vuçiq, tha se është krijuar një histeri kundër Serbisë. Në anën tjetër në opinionin publik është krijuar një lloj ideje që anulimi i vizitës e ka ndihmuar Vuçiqin që ta zgjasë sa më shumë politikën e tij edhe me Rusinë edhe më Bashkimin Evropian. Ai gjatë adresimit të tij në televizionin shtetëror të Serbisë, tha se Serbia dhe Rusia janë shtete mike dhe se nuk e kupton se si disa zyrtarë të BE-së mund të shkojnë në Moskë dhe të diskutojnë me Putinin, por Serbia nuk mund ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Seferi në Edicioni Special.

Sipas Seferit, pritet të shihet se si do të ndikojë kur në vizitë në Serbi të shkojë kancelari gjerman.

“Kjo situatë do të shohim si do të ndikojë kur pas disa ditësh pritet të vijë në Serbi kancelari gjerman Scholz, dhe nëse kjo gjë do të ndodhë… Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë do të diskutohen në vizitën e Scholz, dhe normalisht është folur në shtypin serb, të afërt me qeverinë, se kjo vizitë mund të anulohej të paktën për pjesën e Beogradit, por besoj që mund të ndodhë edhe pse nuk kemi një saktësim publik të agjendës së kancelarit gjerman”, shtoi ai.

Ai tha se vizita e Lavrovit në Serbi, kishte tërhequr vëmendjen e shumë medieve të huaja, marrë parasysh se kush do ta vizitonte atë.

Seferi shtoi se ishte e pritur që kjo vizitë të anulohej.

“Pak a shumë ishte pritur që vizita të mos ndodhë ose të anulohej, pasi edhe në Beograd dihet se mund të mos ndodhte fluturimi në hapësirat ajrore të shteteve përreth. Presidenti Vuçiq, tha se do të shikojë mundësinë se si do të reagohet, më shumë ka pasur pakënaqësi me Kroacinë, pasi zyrtarë kroatë i kanë thënë atij në mënyrë të drejtpërdrejtë se do të duhej të bënte shumë kujdes dhe se nuk është koha të rrijë ulur në dy karrige”.

“Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë të jetë neutrale dhe tha se Serbia është deklaruar kundër luftës në Serbi por tha se integriteti territorial i Ukrainës vlen, atëherë pse nuk vlen i Serbisë, duke aluduar në Kosovën, kemi parë shumë justifikime, por jo edhe një qëndrim të qartë për ato që janë kritika ndaj Beogradit dhe që sigurisht do të vijnë ditëve të ardhshme edhe më shumë jo vetëm nga rajoni por edhe nga shtetet e tjera të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Sipas Seferit, Ishte një befasi që Lavrov e tha se e mbështet Ballkanin e Hapur dhe që qëllimi i tij ishte të qartësonte pozicionin rus për vendin e Bosnjës dhe Kosovës në Ballkanin e Hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat