Mbrëmë në Qyshk të Pejës ndodhi një ngjarje e rëndë, në të cilën si pasojë e një aksidenti të trafikut, humbi jetën një 23 vjeçar.
I riu që humbi jetën në këtë aksident është Albin Thaqi, i cili vdiq në vendin e ngjarjes.
Sipas Policisë së Kosovës, ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë erdhi deri te aksidenti.
“Deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jasht rruge duke shkaktuar aksident trafiku”, ka bërë të ditur Policia.
Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë pa shenja jete, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.