​Protesta e veteranëve, Policia jep detaje për lëndimin e dy zyrtarëve të saj

Aktuale

​Protesta e veteranëve, Policia jep detaje për lëndimin e dy zyrtarëve të saj

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Policia ka dhënë detaje për lëndimin e dy zyrtarëve policorë në protestën e djeshme të veteranëve para Kuvendit të Kosovës.

Sipas raporti 24-orësh të Policisë, të dy policët e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej tyre është goditur në kokë me një mjet të fortë.

Gjatë një proteste të organizuar, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre është goditur në kokë me një mjet të fortë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në raport.

Rasti vazhdon të hetohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat