Barisiq thekson mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO

Aktuale

Barisiq thekson mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 12:23
Danijela Barisiq

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq, ka shprehur përkrahjen për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO.

Pas takimit që pati me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvend, ajo tha se raportet mes Kosovës dhe Kroacisë janë të shkëlqyeshme, derisa përgëzoi Kosovën për rreshtimin, siç tha në anën e duhur të historisë, pas agresionit rus në Ukrainë.

Nga ana tjetër, kryetari i komisionit, Haki Abazi, tha se gjatë diskutimit me ambasadoren kroate folën për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes së rajonit.

Ndërkohë, tha se prekën edhe çështjet e bashkëpunimit ekonomik dhe pranisë më të madhe të bizneseve kroate në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat