Kurti në Oksford: Kosova mund të jetojë edhe pa njohjen e Serbisë

Aktuale

Kurti në Oksford: Kosova mund të jetojë edhe pa njohjen e Serbisë

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 16:49
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

“ Republika jonë mund të lulëzojë pavarësisht nga mosnjohja e pavarësisë sonë nga Serbia” -ka thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti , në fjalimin e tij të mbrëmshëm në Oksford Union.

Ai ka potencuar se një Kosovë e fortë dhe prosperuese do ta ndihmojë popullin serb dhe elitën e tij politike të kuptojë se një politikë miqësie ndaj nesh u shërben interesave të tyre shumë më mirë.

:Kjo është arsyeja pse qeveria ime po fokusohet në zhvillimin e ekonomisë sonë, reformimin e sistemit tonë të drejtësisë dhe forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse. Për të qenë i sigurt, unë mbetem i përkushtuar ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja me lidershipin aktual të Serbisë.

Njohja nga Serbia është gjithmonë e mirëseardhur dhe sa më shpejt të vijë aq më mirë për të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor. Por, Republika e Kosovës sigurisht që mund të jetojë dhe të lulëzojë edhe pa të" -ka thënë kryeministri Albin Kurti, në fjalimin e tij, ndër të tjera në Oksford Union .

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat